Sigal Prishtina i ka zyrtarizuar sot edhe dy përforcime të reja për sezonin e ardhshëm.
Bardhekaltrit kanë njoftuar përmes faqeve zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer Eliot Pecin, ndërsa e kanë transferuar edhe Adhurim Alijajn.
Këto përforcime janë në vazhdën e përforcimeve dhe të vazhdimeve të kontratave që po i bëjnë kryeqytetasit,
Ata dje njoftuan se e kanë vazhduar bashkëpunimin me Fisnik Rugovën dhe me Muhamedali Janjevën, të cilët i nënshkruan kontratat e reja me klubin. Gjithashtu, klubi e riktheu edhe Daniel Lekndreajn.
Prishtina pardje ua vazhdoi kontratat Bardh Istrefit e Jon Ismajlit, me të cilët nënshkroi për tri vjet. Ata paraprakisht i transferuan basketbollistët amerikanë, Rashad Williams, Jalen Moore e Damiree Burns.
Në ditët në vazhdim priten edhe përforcime të tjera nga klubi./Katror.info