katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
    7 hours ago
    Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!
    7 hours ago
    Presidentja Osmani i ndan Urdhrin e Lirisë Harry Bajraktarit
    10 hours ago
    Largohen arinjtë nga fshati Bellobrad i Dragashit
    11 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare përshpejton digjitalizimin drejt një infrastrukture moderne
    11 hours ago
    Fëmijët vizitojnë IHMK në kuadër të kampanjës “Ajri jonë, jo i KEK-ut”
    11 hours ago
    IHK: Kushtet agro-meteorologjike të favorshme për mbjelljet vjeshtore
    3 days ago
    Grand Prix Zagreb 2025 nis sot, Kosova me gjashtë xhudistë në garë
    4 days ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Paul McCartney i bashkohet protestës së industrisë muzikore kundër AI me një këngë… pa zë
    11 hours ago
    David Szalay fiton çmimin “Booker 2025”
    11 hours ago
    Ermonela Jaho sjell emocion të madh në Gjakovë
    12 hours ago
    Dolly Parton nderohet me Çmimin Humanitar, ndërsa Tom Cruise shkruan histori në ceremoninë e Akademisë
    13 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Gjigantët e teknologjisë po investojnë miliarda në garën për dominimin e AI
    2 weeks ago
    OpenAI gati të hapë epokën e re të muzikës inteligjente
    3 weeks ago
    SHBA-ja dhe Kina arrijnë “marrëveshjen finale” për shitjen e TikTok-ut
    3 weeks ago
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    25 sanduiçet më të mira në botë
    12 hours ago
    Ja disa arsye se pse duhet të shtoni kungullin në dietën tuaj!
    3 days ago
    3 mënyra si t’i ruani gështenjat për një kohë të gjatë
    4 days ago
    Cili qumësht alternativ është më i shëndetshëm?
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Linja e re e trenit të natës rikthen udhëtimin Paris–Berlin
    10 hours ago
    Si e kanë interpretuar njerëzit aurorën për mijëra vite?
    13 hours ago
    Madridi apo Barcelona – cila është qyteti më i mirë spanjoll?
    3 days ago
    Leiden, streha historike e filozofëve dhe shkencëtarëve
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: KEK thotë se mbulon 83% të kërkesës ditore për energji
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

KEK thotë se mbulon 83% të kërkesës ditore për energji

Last updated: 24/06/2025 1:55 PM
85 Shikime
Shpërndaje
Foto: ECIKS

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka bërë të ditur se aktualisht po prodhon rreth 400 MWh energji elektrike përmes dy njësive gjeneruese – B1 dhe A5, duke arritur një prodhim ditor prej 8208 MWh. Kjo sasi përbën rreth 83% të kërkesës ditore të deklaruar nga KESCO për Furnizuesin e Shërbimit Universal (FSHU), e cila është 9856 MWh, shkruan Katror.info.

Ndërkohë, në Termocentralin “Kosova B” është duke u zhvilluar një investim kapital për rehabilitimin e turbinave në njësinë B2, me vlerë mbi 56 milionë euro – investimi më i madh në këtë termocentral në më shumë se 40 vite. Po ashtu, ekipet profesionale të KEK janë duke punuar pa ndërprerje për rikthimin në operim të një njësie tjetër në Termocentralin “Kosova A”, për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë në furnizimin me energji.

Në një reagim zyrtar, KEK i është përgjigjur me shqetësim të lartë deklaratave publike të cilësuara si të pabazuara dhe të dëmshme për besimin ndaj sektorit energjetik. Korporata sqaron se projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në vlerë 137.4 milionë euro është pjesë e Strategjisë së Energjisë 2023 dhe se ka ndjekur një proces të hapur dhe të rregullt të prokurimit, të menaxhuar përmes platformës së e-prokurimit, ku nuk është e mundur të dihet numri i aplikuesve para hapjes zyrtare të aplikimeve.

Mundesh me e lexu edhe...

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

KEK gjithashtu ka mohuar pretendimet për hezitim të bizneseve për të nënshkruar kontrata me Furnizuesin e Mundësisë së Fundit (FMF), duke theksuar se 55% e kontratave janë tashmë të nënshkruara. Deklaratat e kundërta, sipas KEK, përbëjnë keqinformim dhe tentativë për të ndikuar negativisht në përmbushjen e obligimeve ligjore.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Lidhur me tymosjen gjatë startimit të njësisë A5, KEK sqaroi se përdorimi i naftës ose mazutit në këtë fazë është praktikë e zakonshme teknike në të gjitha termocentralet që funksionojnë me linjit, dhe se tashmë njësia është plotësisht e stabilizuar.

KEK ka reaguar gjithashtu ndaj pretendimeve për sakrifikim të remonteve në emër të eksportit, duke nënvizuar se eksportet bëhen vetëm në rast të tepricave pas përmbushjes së plotë të kërkesave vendore dhe kryesisht gjatë orëve të natës.

Sipas KEK, të gjitha investimet kapitale, përfshirë ato në njësitë A3 dhe B2, po realizohen me mjete vetanake të korporatës, ndërsa është planifikuar edhe investimi nga Bashkimi Evropian për filtrat elektrik në vitin 2026/27, në vlerë mbi 100 milionë euro, për të cilin KEK ka kontribuar me mbi 20 milionë euro.

Korporata e ka quajtur të pavërtetë dhe dezinformuese edhe pretendimin se çmimi për megavat-orë i paguar nga konsumatorët ka qenë 800 euro. KEK ka theksuar se që nga viti 2013 nuk është më përgjegjëse për furnizimin me energji të konsumatorëve fundorë dhe nuk cakton çmime, pasi kjo kompetencë i përket KEDS/KESCO dhe rregullohet nga ZRRE.

Në përfundim, KEK ka bërë thirrje për ndalimin e deklaratave të pabazuara dhe spekulimeve që cenojnë imazhin e institucionit dhe stabilitetin e sektorit energjetik në vend. Korporata shpreh përkushtimin e saj për transparencë, profesionalizëm dhe furnizim të qëndrueshëm me energji për të gjithë qytetarët e Kosovës./Katror.info

TAGGED:A5B1kekkerkesa ditoreKosova Blajmetop4

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Kosova lanson sistemin elektronik për menaxhimin e përmbarimit
Artikulli i ardhshëm Çeku: Gërmimet në Ulpianë sjellin dritë mbi historinë tonë të lashtë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Perspektiva e Shqipërisë për anëtarësim në BE dhe bumi turistik çon bizneset kosovare kah Tirana!

33 Shikime
Sporti n'Katror

Spalletti beson te Zhegrova, Edoni do të ketë më shumë minutazh te Juve

56 Shikime
Life Style

Google sjell funksione të reja për blerje online

33 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?