Parisi është shpallur sërish si destinacioni më joshës në botë, sipas një sondazhi të Euromonitor International.
Në garë ishin 100 qytete dhe lista dominohej bindshëm nga destinacionet evropiane.
Parisi është ende qyteti që vlerësohet si destinacioni më i mirë, i ndjekur menjëherë nga Dubai në vendin e dytë dhe Madridi në vendin e tretë. Në top 10 qytetet, bindshëm triumfojnë ato evropiane, por mes tyre ishin edhe qyteti më i madh i lartpërmendur në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe Tokio dhe Nju Jorku.
Indeksi i destinacioneve më të mira të qyteteve 2023 përfshin qytetet kryesore nga e gjithë bota, të renditur në bazë të kritereve që përfshijnë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike, shëndetin dhe sigurinë. Raporti ia atribuon suksesin e qyteteve evropiane “urbanizimit të shpejtë dhe adoptimit të gjerë të teknologjisë”, sipas CNN.
“Përmirësimi i qëndrueshmërisë, transportit dhe ndikimit social janë disa nga qëllimet kryesore që qytetet po përqafojnë sot për të rritur konkurrencën, për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe për të ofruar një udhëtim pa probleme”, sipas Euromonitor International.
20 qytetet më të mira sipas indeksit të Euromonitor për vitin 2023 janë:
1. Paris, Francë
2. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
3. Madrid, Spanjë
4. Tokio, Japoni
5. Amsterdam, Holandë
6. Berlin, Gjermani
7. Romë, Itali
8. Nju Jork, SHBA
9. Barcelona, Spanjë
10. Londër, Britani e Madhe
11. Singapor
12. Mynih, Gjermani
13. Milano, Itali
14. Seul, Koreja e Jugut
15. Dublin, Irlandë
16. Osaka, Japoni
17. Hong Kong
18. Vjenë, Austri
19. Los Anxhelos, Amerika e Veriut
20. Lisbonë, Portugali