Kim Kardashian do të jetë pjesë e kastit të sezonit të ri të serialit kult televiziv “American Horror Story”. Vetë Kim ka konfirmuar lajmin me anë të një postimi në ‘Instagram’, ku njofton se do t’i bashkohet sezonit 12 të “American Horror Story”.
Videoja e Kardashian zbulon se sezoni i ardhshëm i serialit antologjik të Ryan Murphy do të quhet “Delicate”. Gjithashtu Roberts postoi të njëjtën video me mbishkrimin “Këtë verë… Kim dhe unë jemi delikatë”.
Deri tani Kim nuk ka dhënë asnjë detaj për personazhin e saj apo sezonin. Krijuesi i serialit Ryan Murphy tha se Kardashian ka një rol kryesor në sezonin 12 të “American Horror Story” dhe se personazhi ishte krijuar posaçërisht për të. /Katror.info