Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) organizon punëtorinë me temën “Gazetaria hulumtuese: teknikat, burimet dhe procesi i verifikimit”, e cila do të mbahet më 25 nëntor 2025 në Librarinë Konceptuale të Kosovo 2.0 në Prishtinë.
Punëtoria u ofron studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve të rinj mundësinë të analizojnë shembuj realë, të studiojnë burime hulumtuese dhe të zhvillojnë aftësi praktike për gazetari hulumtuese të saktë dhe të përgjegjshme.
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar emrin dhe mbiemrin, institucionin dhe një numër kontakti, si dhe një paragraf të shkurtër motivues në emailin [email protected]
. Afati i fundit për aplikim është 21 nëntor 2025. Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
Ky aktivitet financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të projektit “Fuqizimi i Rolit dhe Kapaciteteve të Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë”, i implementuar nga BIRN Kosova, KMShK dhe TV Mreža./Katror.info











