Kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar thyen objektivat e përfshirjes gjinore. Për të parën herë, përqindja e grave në sallat e bordit të firmave britanike është rritur mbi 40%, shkruan positive.news.
Kompanive FTSE 350 iu caktua një afat që deri më 2025 të arrijnë objektivin prej 40% të cilin veçse e kishin arritur tri vjet më parë. Ndërkaq për pak më shumë se një dekadë 152 nga 350 firmat e listuara nuk kishin fare gra në bord. Megjithatë nuk është progres i barabartë, sepse aktualisht gratë mbajnë vetëm 33.5% të roleve udhëheqëse në nivel bordi.
“Arritja e mëhershme e objektivit prej 40% për gratë në borde, gjithsesi është shkak për festë”, thuhet në raport, sepse kjo tregon se përparimi më i madh në këtë aspekt është i mundur. Kombinimi i fuqishëm në mes politikave efektive dhe qëllimeve të qarta u ka mundësuar kompanive (firmave) që të demonstrojnë përkushtimin e tyre për ndryshime të këtilla pozitive dhe të korrin frytet e të pasurit një fuqi punëtore të larmishme./Katror.info