Në prag të edicionit të 5-të të Festivalit të Filmit Sportiv Prishtina 2025, Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) fton regjisorët, producentët, gazetarët sportivë dhe të gjithë krijuesit pasionantë pas sportit dhe filmit që të aplikojnë me dokumentarët e tyre për pjesëmarrje në dy festivale prestigjioze, shkruan Katror.info.
Njëra nga mundësitë është pjesëmarrja në Festivalin Botëror të Kinematografisë Televizive Sportive, që do të mbahet në muajin tetor në Milano, Itali. Afati i fundit për dërgimin e dokumentarëve për këtë festival është 30 korrik 2025.
Ndërkohë, festivali në Prishtinë do të mbahet më 16-17 shtator 2025, dhe afati për aplikim është deri më 10 shtator 2025.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë dokumentarët dhe të marrin më shumë informacione përmes email-it: [email protected]
KOK inkurajon pjesëmarrjen e gjerë të komunitetit artistik dhe sportiv për të promovuar vlerat olimpike dhe fuqinë e sportit përmes kinemasë./Katror.info