Në disa pika kufitare të Kosovës është vërejtur rritje e ndjeshme e pritjeve, veçanërisht për automjetet që dalin nga vendi.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara sot në ora 11:21, pika kufitare më e ngarkuar është Merdarja, ku qytetarët po presin deri në 150 minuta për dalje nga Kosova. Kolona në këtë pikë arrin në 1500 metra.
Edhe në pikën kufitare të Dheut të Bardhë, pritjet për dalje janë rreth 90 minuta, me një kolonë prej 800 metrash.
Në anën tjetër, shumica e pikave të tjera kufitare, përfshirë Hanin e Elezit, Muçibabën, dhe Qafën e Morinës, kanë fluks të qetë me pritje minimale prej vetëm 3 deri në 5 minuta.
Për kamionët, situata paraqitet stabile në të gjitha pikat kufitare, pa vonesa apo kolona të raportuara./RTK/Katror.info