Në Austri kombëtarja do të qëndrojë deri me datën 8 qershor.
Kanë mbetur edhe 14 ditë nga nisja e kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024”që do të mbahet në Gjermani. Kombëtarja shqiptare pas mbylljes së fazës përgatitore në Shqipëri, gjatë ditës së sotme ka mbërritur në Grac të Austrisë, ku do të zhvillojnë përgatitjet stërvitore për dy ndeshjet miqësore gjatë këtyre ditëve në Hungari, raporton albinfo.at
Në Grac të Austrisë, lojtarët sot kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore.
Janë grumbulluar të gjithë futbollistët e ftuar nga selektori Sylvinhon. Përveç 25 futbollistëve të kombëtares A, kanë marr pjesë edhe dy futbollistë të përfaqësues së kombëtares “Shpresa”. Portieri Elhan Kastrati është lënë pushim për shkak të një gripi.
Në Austri, kombëtarja do të qëndrojë deri me datën 8 qershor. Në këtë fazë përgatitore para “Euro 2024“, kombëtarja do të luaj kundër Lihtenshtajnit me datën 3 qershor nga ora 20:00 dhe kundër Azerbajxhanit me datën 7 qershor në orën 19:00 në Haladas Sportkomplexum në Hungari, përcjell albinfo.at
Ndryshe, Shqipëria gjendet në Grupin B së bashku me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, ndërsa ndeshjen e parë e zhvillon ndaj italianëve më 15 qershor. /Katror.info
Përgatiti:
