Kompania e Kosovës, Growzillas kanë dizajnuar kanaçen botërore të birrës me konceptin “Ti je ylli që shndritë”.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes së kompanisë, Growzillas.
Dizajni i tyre u përzgjodh në mesin e konkurrencës së klasit botëror.
“Gjeje se çfarë? Ne u bashkuam me Forbes. Misioni ishte të dizajnonim kanaçen më të lezetshme të birrës që përfaqëson gjeneratën e re të sipërmarrësve dhe krijuesve të ndryshimeve”.
“Dizajni i prezantuar nga CEO ynë, Benjamin Kolenović, u përzgjodh në mesin e konkurrencës së klasit botëror, me konceptin “Ti je ylli që shndritë” që përfundimisht u zgjodh dizajni fitues”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, Kendall Jenner, Bad Bunny dhe të gjithë listuesit patën një mundësi për të provuar birrën në Samitin e Forbes Under 30, i cili u mbajt në Ohio për gjatë tri ditëve. /Katror.info