Bonuset e fundvitit janë gjithmonë një gjë e mirëpritur, por këto buzëqeshje dëshmojnë për një akt të jashtëzakonshëm bujarie të korporatës.
Ruppert Landscaping shpërndau bonuse nga 7,000 deri në 200,000 dollarë për të gjithë punonjësit, të cilët kanë së paku mbi një vit pune, “si falënderim për rolin që ata kanë luajtur në rritjen dhe zhvillimin e kompanisë”.
Një total prej 1200 punëtorësh, duke përjashtuar ata në pozitat e larta drejtuese, morën dhuratat e mëdha falenderimi, të cilat arritën shumë e përgjithshme prej 28 milionë dollarë, shkruan Good News Network.
“Të gjithë ata që morën këtë bonus ishin të dobishëm për të ndihmuar në krijimin e vlerës që ne ishim në gjendje të realizonim,” tha CEO i kompanisë, Craig Ruppert. “Këto bonuse janë para që janë merituar dhe një mënyrë që ne të njohim vlerën e kontributeve të ekipeve tona dhe rolin thelbësor që ata do të luajnë në të ardhmen e kompanisë sonë”, shtoi ai.
Historia e kompanisë daton në vitet 70-ta të shekullit të kaluar, kur Craig Ruppert, në atë kohë një adoleshent, filloi të presë oborret e fqinjëve të tij për të fituar para. Nga ato fillime të hershme dhe modeste, kompania është rritur në mënyrë dramatike dhe tani përfshin një ekip të talentuar menaxhues me projekte që janë rritur në shkallë dhe kompleksitet.
Vendbanimet u shndërruan në rajone të zhvilluara, parqe dhe kampuse korporatash, ndërsa fokusi në ngutje dhe efikasitet u zgjerua duke përfshirë njohuritë e kopshtarisë dhe specializimin teknik. Sot, kompania u shërben klientëve komercialë nga 30 lokacione në mbi nëntë shtete dhe vazhdon traditën e saj të dhënies së bamirësisë në nivel lokal./Katror.info