katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Akreditimi – pasaportë për eksport
    52 minutes ago
    Nesër hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    2 hours ago
    Pse po kërkohet rikthimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale?
    2 hours ago
    Aktori Tom Cruise hyn në librin e Guinness
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova përfaqësohet në Expo Osaka 2025 në Japoni
    43 minutes ago
    Nis rinovimi i banesave sociale me energji më efikase në Prizren
    1 hour ago
    Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve çeli sezonin turistik në Korçë
    2 hours ago
    Hapet thirrja për aplikim në edicionin e 4-të të Shkollës për Aktivizëm 2025
    52 minutes ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    1 day ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    2 days ago
    Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”
    2 days ago
    Pas kritikave të Musk, Trumpi prish miqësinë me të
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    4 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    4 days ago
    TikTok lançon platformën “TikTok për Artistët” për të mbështetur krijuesit muzikorë
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    4 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    5 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    5 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    5 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    6 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    7 days ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Koncertet legjendare të ikonave muzikore në burgje
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Koncertet legjendare të ikonave muzikore në burgje

Last updated: 19/05/2024 9:44 AM
238 Shikime
Shpërndaje
Johnny Cash në burgun e sigurisë maksimale Folsom në Kaliforni, 1968. | Foto: Michael Ochs Archives/Redferns

Shumë grupe dhe ikona muzikore që mbahen mend për shfaqjet dhe koncerte legjendare kanë performuar gjithashtu në disa nga vendet më të pazakonta që mund të imagjinohet.

Më 30 janar 1969, Beatles performuan një koncert të improvizuar nga kulmi i selisë së tyre Apple Corps në pjesën qendrore të Londrës dhe distriktin e modës. Grupi luajti një set 42-minutësh përpara se të mbërrinte Policia Metropolitane dhe i urdhëroi ata të ulnin volumin. Ishte shfaqja e fundit publike e karrierës së tyre.

Turma shikuesish u mblodhën në rrugë dhe në çatitë e ndërtesave për të dëgjuar. Koncerti përfundoi me “Get Back”, dhe John Lennonin, i cili duke bërë shaka tha: “Dua të them faleminderit në emër të grupit, dhe shpresoj se kemi kaluar audicionin”. Me këto fjalë i dha fund koncertit, por edhe një epoke të papërsëritshme në historinë e muzikës.

The Beatles – Ive got a feeling (Take 1) live Apple Corps rooftop, London 1969 (Remastered)

Mundesh me e lexu edhe…

A po kthehet Rashica në Bundesliga?

Pink Floyd në Venedik më 15 gusht 1989 performoi “Koncertin për Evropën” në një vend shumë të pazakonshëm, maune lundruese në Kanalin e Madh në Venecia, Itali. I konsideruar ndër koncertet më të rëndësishëm dhe më të diskutueshme të rock-ut të mbajtur ndonjëherë në Itali, në praninë e rreth 200,000 spektatorëve të pozicionuar në brigjet dhe varkat te pellgu i San Markut, koncerti u transmetua nga televizioni italian RAI në mbarë botën me një audiencë prej rreth 100 milionë shikuesish.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Pink Floyd in Venice: A Concert for Europe (1989)

Grupi Foo Fighters performuan në Kansas në një kamion në lëvizje – të maskuar si redneck (katunar) në shenjë proteste ndaj kishës baptiste të cilët protestonin kundër koncertit të tyre.

Por, shumë ikona të muzikës kanë mbajtur koncerte legjendare në vende akoma më të çuditshme, në burgje. Grupet që performonin në burgje vijnë nga një larmi prejardhjesh, duke përfshirë të gjithë nga Frank Sinatra te Sex Pistols. Ato koncerte, disa prej tyre tani cilësohen si legjendare dhe shumë kualitative, pa marrë parasysh vendin, rrethanat dhe arsyet që ishin, ofruan një muzikë dhe përjetim, të jashtëzakonshëm për ata që ishin prapa grilave.

Muzikantët dhe grupet që luanin në burgje shpesh e bënin këtë për arsye morale ose politike. Bob Dylan, për shembull, zgjodhi të luante në një burg të Nju Xhersit për nder të Ruben Carter, një boksier i dënuar gabimisht për vrasje. Disa muzikantë, si Metallica, regjistruan performancat e tyre në burg dhe i përdorën pamjet në albume ose në videoklipe.

Cilido qoftë motivimi i tyre, muzikantët u dhanë të burgosurve një shije të vogël dhe të paharruar të botës së jashtme me performancat e tyre. Institucioni Clinton për Gratë (tani i njohur si Institucioni Korrektues për Gratë Edna Mahan) më 1975 mbante 100 burra dhe 200 gra të burgosura. Midis burrave ishte Rubin “Hurricane” Carter, një boksier profesionist, i cili siç besonte Bob Dylan, ishte dënuar gabimisht për vrasje dhe ishte subjekt i këngës së Dylanit “Hurricane” të publikuar atë vit. Më 7 dhjetor 1975, ai i shoqëruar me miqtë e tij Joan Baez, Joni Mitchell, Roberta Flack, poeti Allen Ginsberg, dhe disa të tjerë performuan në Institutin korrektues Clinton për Gratë dhe burrat, një burg i sigurisë së mesme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Bob Dylan – Hurricane (Live at Clinton Correctional Facility, 1975) [WITH SHORT FILM CLIP]

Ideja ishte për të rritur ndërgjegjësimin për boksierin Rubin Carter dhe për të ofruar një shfaqje mbështetjeje për të. Kishte një raport televiziv për këtë performancë por nuk u filmua për nevoja tjera komerciale, megjithatë ekzistojnë disa pamje të saj në filmin e Dylanit të vitit 1978 “Renaldo and Clara” dhe te një dokumentar i Martin e Scorsesit.

Dylan performoi një set të rëndë këngësh proteste, dhe sipas artikullit të Rolling Stone, “Hurricane” (Uragani) dhe recitimi i Ginsberg “Kissass” (Puthjet) tërhoqën reagimet më të mëdha nga publiku. Kishte edhe momente të pakëndshme nga ana e “audiencës specifike”. Gazetarja Les Ledbetter shton se “Joni Mitchell u ndie e mashtruar për butësinë e saj të cilën publiku nuk e ndiente dhe mungesën e empatisë për anën shpirtërore në këngët e saj”.

Reagimi i saj ishte po aq i ashpër: “Ne erdhëm këtu për t’ju dhënë dashuri, nëse nuk mund ta përballoni, atëherë është problemi juaj”. Sidoqoftë koncerti konsiderohet epik dhe pat efektin e vet. Natën tjetër, më 8 dhjetor, në Madison Square Garden koncerti i radhës i titulluar “Nata e Uraganit”, u ndoq nga 14,000 njerëz dhe morën pjesë Muhammad Ali, boksieri legjendar dhe Coretta Scott King, e veja e Martin Luther King dhe aktiviste e të drejtave civile.

Bob Dylan dhe fjalimi mbeshtetes i Muhammad Ali

Johnny Cash regjistroi disa nga albumet e tij më të famshme – duke përfshirë albumin legjendar “At Folsom Prison” (Në burgun Folsom) (1968) dhe “At San Quentin” (Në San Quentin) (1969) – në burgje. Legjenda e Country muzikës ishte një avokat i ashpër për reformën e burgjeve dhe madje foli para Senatit në 1972.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Filmi i vitit 1951 “Inside the Walls of Folsom Prison”, frymëzoi Cash-in të shkruante këngën e tij klasike “Folsom Prison Blues” (Blues nga burgu në Folsom), hiti i tij i dytë në Sun Records, i cili u publikua në 1955.

Për ironi, kënga u bë një hit i madh dhe u bë e njohur në mesin e të burgosurve, të cilët i shkruajtën Cash-it duke i kërkuar që të performonte për ta në burgje. Dy vjet më vonë, në 1957, ai dha shfaqjen e tij të parë në Burgun Shtetëror të Huntsville në Teksas. I galvanizuar nga pritja e ngrohtë, Cash performoi në një varg burgjesh të tjera në vitet para shfaqjes legjendare në Folsom në 1968, dhe në ditën e Vitit të Ri 1958, performoi në burgun famëkeq të shtetit San Quentin në Kaliforni.

Ai vazhdoi të performonte shumë koncerte të tjera falas në burgje për 30 vitet e ardhshme. Cash dha koncerte edhe në burgjet jashtë Amerikës, në burgun Österåker, Suedi, në 1972, ku edhe incizoi albumin live “På Österåker” (“Në Österåker). Pas vdekjes së Cash në 2003, u publikua edhe një album live i Johny Cash “A Concert Behind Prison Walls” (Koncert pas mureve të burgut) një regjistrim i koncertit të tij të vitit 1976 në burgun shtetëror të Tennessee.

Johnny Cash – Folsom Prison Blues – Live at San Quentin (Good sound quality)

Në vitin 1970, BB King ishte në një udhëkryq në karrierën e tij dhe kur u pyet nga drejtori i burgut Winston Moore nëse ai dhe grupi i tij do të luanin një shfaqje të drejtpërdrejtë në burgun e Cook County në Çikago, ai e shfrytëzoi rastin dhe vendosi që do të regjistronte performancën për albumin e tij të radhës. Më 10 shtator 1970 King dhe grupi i tij performuan një set në burg përpara 2117 të burgosurve të lumtur nga koncerti dhe plotësisht të kënaqur me performansën e BB King.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albumi “Live in Cook County Jail” u publikua vitin e ardhshëm dhe u bë një nga albumet më të suksesshme të King, albumi i tij i vetëm që arriti numrin një në tabelën më të mirë të R&B në SHBA.

Kur 43 të burgosur gjetën vdekjen në Rebelimin e Burgut të Atikës në vitin 1971 trishtuan një komb të tëre, shumica e amerikanëve nuk e kishin idenë se si ishte në të vërtetë brenda “shtëpisë së madhe”. Dokumentaristi David Hoffman vendosi të hynte brenda Institucionit Korrektues Sing Sing për të parë se çfarë po ndodhte pas mureve të tij.

Ajo që filloi si një klasë filmash për 50 të burgosur, përfundimisht lulëzoi në një dokumentar 90-minutësh që shfaq B.B. King, këngëtaren/aktivisten ikonë të folklorit Joan Baez dhe The Voices of East Harlem e komedianin Jimmie “J.J.” në Ditën e Falenderimeve, 1972 duke koncertuar për të burgosurit që mbijetuan rebelimin.

Për Joan Baez kishte edhe kuptim tjetër performimi në burg. Në vitin 1969, bashkëshorti i atëhershëm i Baez-it, David Harris, u burgos pasi refuzoi të rekrutohej për luftën në Vietnam.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Më thanë se disa prej jush nuk dini asgjë për bluesin,” pat thënë BB King nga skena para se të fillonte atë që do të vazhdonte të quante një nga shfaqjet më të mëdha të karrierës së tij: “Kështu që unë dua t’ju them këtë. Imagjinoj që shumë prej jush jetën tashme e kanë blues.” Pas një shakaje pak më miqësore dhe një pranimi se është Dita e Falënderimeve, B.B. King fillon në “Downhearted” (I dëshpëruar), dhe “How Blue Can You Get”(Sa i pikëlluar mund të jesh) përpara audiencës së tij admiruese të të burgosurve në Institucionin Korrektues (burgun famëkeq )Sing Sing në Ossining, Nju Jork.  

BB King Was Afraid To Perform At Sing Sing Prison But Called It His Best Performance Ever

Më pak e njohur është prirja e çuditshme e mbretit të Swingut, Frank Sinatra për të luajtur shfaqje në burgje. Në të vërtetë, ai luajti shfaqje të panumërta për grupe të burgosurish gjatë gjithë karrierës së tij. Ishte në fakt Sinatra ai që kishte idenë të këndonte për të burgosurit në San Quentin dhe të incizonte performancën për një album live, katër vjet përpara koncertit të famshëm të Johnny Cash.

Fatkeqësisht, albumi live i Sinatrës nuk u realizua kurrë, por ka pamje të rralla nga një shfaqje e vitit 1965 në Lorton Correctional Complex në Virxhinia, ku shihet Sinatra duke dhënë një shfaqje vokale sikur të ishte në një nga shfaqjet e tij të famshme në Las Vegas.

Buzëqeshjet e kënaqura që shihen në fytyrat e të burgosurve më të ngurtësuar janë dëshmi e ndikimit pozitiv që mund të kenë shfaqje të tilla.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Grupi më ikonë i lëvizjes punk në Mbretërinë e Bashkuar të viteve 1970 ishte padyshim Sex Pistols. Sjellja e tyre e egër dhe djallëzore, e përzier me qëndrimin e tyre të zemëruar politikisht, pasi anarkistët dhe anti-royalistët i bënë ata karburantin e përsosur për të frymëzuar një brez muzikantësh.

Djemtë e këqij bënë shumë në ekzistencën e tyre dyvjeçare me një seri thuajse të vazhdueshme shfaqjesh në mbarë Mbretërinë e Bashkuar që inspironin në një vend pothuajse të vendosur në pabarazinë sociale. Një nga këto shfaqje u mbajt në mënyrë mjaft të çuditshme në burgun e sigurisë së lartë të Chelmsford në vitin 1977. Dy versione të regjistrimit të këtij koncerti ekzistojnë në formë albumi, por fatkeqësisht të dy versionet janë me kualitet të dyshimtë me disa mbiregjistrime të papërshtatshme.

Në vitin 2003, Metallica performoi në burgun San Quentin ku xhiruan edhe videoklipin e tyre për “St. Anger”. Ata gjithashtu bënë një donacion prej 10,000 dollarësh në mbështetje të fushës së bejsbollit San Quentin Giants.

Metallica – St. Anger (Official Music Video)

Frontmeni James Hetifield tha gjatë setit: “Këtu ka shumë shpirtra të mirë, dhe nuk kam frikë të them se ju dua djema”.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Muzika rock, country, blues, punk, reggae metal dhe interpretuesit e saj kanë në vete një dozë rebelimi ndaj normave të ndryshme shoqërore dhe rrjedhimisht vetë rebelimi performues ndonjëherë i ka futur ata edhe prapa grillave. Kjo ka ndikuar që ata dhe aktorët tjerë nga fusha të ndryshme arti, shpesh të kenë futur në funksion artin dhe famën e tyre në mirëkuptim për ata që me vendimet e gabuara në jetë e kanë gjetur veten prapa grillave.

Që kur Sarah Bernhardt aktore e famshme teatri dhe Harry Houdini performuan në burg në fillim të viteve 1900, artistët kanë ndihmuar në rehabilitimin e të burgosurve në pothuaj në mbarë botën.

Vetëm dy ditë pasi u bë këngëtari i parë amerikan që organizoi dy shfaqje për mbretërinë britanike, Sammy Davis Jr. ishte artisti i parë i madh që performoi në burgun Folsom. Ishte nëntor 1961.

Në kulmin e karrierës së saj, komediania e njohur e viteve të ‘50 dhe ‘60–ta, Phyllis Diller u ftua të ndihmonte seminarin e dramës në burgun San Quentin. Pas një rutine stand-up komedie, ajo iu përgjigj pyetjeve të burgosurve dhe ofroi këshilla aktrimi. Natën kur Phyllis performoi në burg, asaj iu dha një çelës nderi i madh i burgut.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aktorja, këngëtarja dhe modelja Eartha Kitt u bë një vullnetare e gjatë në burg. Ajo gjithashtu mori pjesë në punëtorinë e dramës, si dhe interpretoi për të burgosurit në vitet 1960.

E prekur nga reagimet që mori nga publiku i burgosur, ajo vazhdoi të ndihmonte. Gjatë një turneu koncerti në Australi po atë vit, ajo mori një pushim për të performuar për të burgosurit në burgun Pentridge të Melburnit.

Aktori ikonik i Hollywoodit, Lee Marvin këshilloi ata që ishin regjistruar në seminarin e dramës si dhe performoi një shfaqje për trajtimin e traumës.

Në fillim të viteve 1960, Marvin u takua me Dr. Harry Willner kur aktori performoi në dramën televizive “Njerëzit kanë nevojë për njerëz” dhe u lut të ndihmonte në trajtimin e traumës te të burgosurit dhe veteranët e luftës. Ishte mars i vitit 1962 kur aktori filloi të këshillonte aktorët e burgosur.

Marvin ishte ngurrues për publicitetin rreth shfaqjes në burgu. Marvin preferoi të minimizonte shfaqjen dhe përfshirjen e tij në të. Ai e bëri atë sepse besonte në të, jo nga ndonjë reklamë pozitive që mund të gjeneronte prej saj./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Kopertina që flet, arti, identiteti dhe historia pas albumeve
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Freddie Mercuri, ikona që lindi në Zanzibar dhe ndriçoi botën e muzikës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Pesha historike e “We Didn’t Start the Fire” nga Billy Joel
TAGGED:BeatlesBob DylanJohny CashpeoplePink FloydtopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Foto: Flickr 5 fakte për “Waves” nga Mr. Probz
Artikulli i ardhshëm Premier League, sot vendoset kampioni

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë

83 Shikime
People

Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë

32 Shikime
People

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin “Kanga jonë 2025”

20 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?