Artistët, Shpat Deda, Visar e Tomor Kuçi sonte mbajnë koncertin unik, “Muzikë n’Teatër”.
Koncerti mbahet në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke filluar nga ora 20:00, ku do të shoqëroheni nën tingujt udhëtimit poetik nëpër fjalë e tinguj.
“Shpat Deda vjen me një koncert unik bashkë me mjeshtrin e multi-instrumentistin e shquar Visar Kuçi dhe muzikantin e producentin e njohur Tomor Kuçi me një format krejtësisht të ri për ta sjellë poezinë e gërshetuar me një udhëtim të paharrueshëm muzikor për herë të parë në Kosovë me turneun e tij ‘Muzikë n’Teatër’. Aranzhuar enkas për këtë turne mes fizharmonikës, violinës, kitarave dhe zërit, këngët e albumit ‘Rrugës’ marrin jetë të re në një spektakël muzikor të karakterizuar nga udhëtimi poetik nëpër fjalë e tinguj”, bëhet e ditur në njoftim.
Këtë dhjetor, kantautori Prishtinas Shpat Deda vjen me një turne koncertesh në një format krejtësisht të ri. Programi i turneut e ka në fokus repertoarin e këngëve nga albumi i fundit i kantautorit i cili u lansua në të gjitha kanalet digjitale ne fund të vitit 2020, duke mos lënë anash edhe disa nga këngët e tij më të dashura për publikun ndër vite.
Turneu ‘Muzikë n’Teatër’ do t’i vizitojë edhe pesë qytete tjera Kosovare në dy javët e para të dhjetorit. Hyrja në secilin koncert do të jetë 3 euro,
Lexo më shumë mbi turneun këtu: Turneu “Shpat Deda: Muzikë n’Teatër” në gjashtë qytete të Kosovës