Pas suksesit të madh në skenën ndërkombëtare të filmit “Zgjoi”, me regji nga Blerta Bashollit, filmi do të shfaqet këtë të premte në Kino ARMATA duke filluar nga ora 17:00.
Shfaqja e filmit vie si pjesë e ‘Muajit të Filmit Evropian’, i cili organizohet nga data 13 nëntor deri me 10 dhjetor.
Kjo shfaqje u mundësu nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kuadër të kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, që organizohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i iniciuar në bashkëpunim me Akademinë Evropiane të Filmit.
Mos e humb mundësinë me pa këtë film, fitues i shumëfishtë i cmimeve në festivale ndërkombëtare, i cili zgjatë vetëm 84 minuta./Katror.info