Thashethemet tani janë konfirmuar: Eminem po vjen në Fortnite si pjesë e finales së Kapitullit 4.
Epic Games ka konfirmuar se Eminem do të shfaqet gjatë finales së sezonit live dhe lojtarët do të mund të frymëzphen nga reperi i njohur.
Ngjarja e quajtur “The Big Bang” do të zhvillohet më 2 dhjetor dhe në faqen zyrtare të Fortnite zhvilluesit thanë se “mund ta shikosh Eminem… si Eminem”. Kjo ngjarje quhet gjithashtu një “fillim i ri”.
Për nder të Eminem, Fortnite po lançon gjithashtu tre skine të reja: “Rap Boy”, “Slim Shady” dhe “Marshall Never More”, të cilat lojtarët do të mund t’i blejnë duke filluar nga 29 nëntori. Duke marrë pjesë në ngjarje, lojtarët mund të zhbllokojnë “Stilin e Magma Marshall” për lëkurën “Marshall Never More”, e cila do t’i japë Eminemit sy “të zjarrtë”.
Ky bashkëpunim të kujton atë që Fortnite kishte në vitin 2020 me Travis Scott, kur më shumë se 12 milionë njerëz morën pjesë në këtë ngjarje. Tani, duke pasur parasysh statusin e kultit të Eminem, ky numër mund të jetë edhe më i lartë./Katror.info