Tesla premtoi Cybertruck disa vite më parë, por duket se premtimi më në fund do të përmbushet muajin e ardhshëm.
Siç njoftohet në llogarinë zyrtare në Twitter, Tesla do të fillojë dërgesat e modelit Cybertruck më 30 nëntor, shkruan Katror.info.
Kjo është bërë e ditur së bashku me disa informacione të tjera teknike gjatë raportit nga takimi i organizuar nga kreu i Tesla-s, Elon Musk, me rastin e përfundimit të tremujorit të tretë.
Tesla Cybertruck është planifikuar të prodhohet në numër të madh – disa dokumente të Teslas dëshmojnë se kapaciteti i projektimit është për “më shumë se 125,000 automjete.
Përveç kësaj, Musk tha në takim se pas vitit 2024, më shumë se 250,000 ekzemplarë të Cybertruck janë planifikuar të prodhohen çdo vit.
“Do të duhet shumë punë për të arritur këto shifra duke i bërë automjetet të përballueshme për njerëzit. Ky është një projekt i mrekullueshëm, por financiarisht do të duhen midis 12 dhe 18 muaj para se të fillojë të ketë një fitim të konsiderueshëm.” , u tha Musk investitorëve./Katror.info