Kantautori dhe këngëtari i mirënjohur kosovar, Korab Shaqiri është nderuar me çmimin “Platinum Prize” në festivalin “World Master Open Music Competition” në Londër.
Këtë e ka bërë të ditur babai dhe këngëtari po ashtu i njohur i skenës muzikore kosovare, Ilir Shaqiri nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Edhe një sukses i muzikës sonë artistike
Korab SHAQIRI laureohet me çmimin “PLATINIUM PRIZE” në festivalin prestigjioz “WORLD MASTER OPEN MUSIC COMPETITION” në Londër të Anglisë, në kategorinë “CONCERTO” me veprën “Koncert për Piano dhe Orkestër,” shkroi Shaqiri në rrjetin social Facebook./Katror.info