Pas prezantimit në Vlorë të Shqipërisë, Kori i Filharmonisë së Kosovës do të performojë në Selanik.
Në bashkëpunim me Orkestrën Shtetërore të Selanikut dhe Korin e Përzier të Selanikut, Kori i Filharmonisë do të interpretojë veprën “Krijimi” nga Joseph Haydn.
Koncerti do të mbahet të premten, më 27 shtator 2024, prej orës 18:30 në Sallën e Koncerteve të Selanikut.
Në rolin e solistëve do të prezantohen: sopranoja Siranus Chalikian, mexosopranoja Electra Manoussi, tenori Mihail Mihaylov dhe basi Tassos Apostolou. Koncerti do të drejtohet nga Cornelios Michailidis, ndërsa mjeshtër të koreve janë Hajrullah Syla (Kosovë) dhe Mary Konstantinidou (Greqi)./Katror.info