Ka nisur java e ndërmjetësimit në Kosovë, emisionin “Mirmengjesi Kosovë” në RTK, ishte e ftuar për të folur për këtë temë kryetarja e Odës Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili.
Kjo javë organizohet nga Oda e Ndërmjetësuesve të Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë me mbështetjen e Programit të USAID – Drejtësia Komerciale.
Xhelili thotë së ndërmjetësuesi ka për qëllim që të zgjidhjeve mosmarveshjet e palëve me ndihmën e një personi të tretë neutral profesionist, që është ndërmjetësuesi që e lehtëson komunikimin tyre dhe e orienton bisedën.
“Ndërmjetësimi është profesion i lirë në kuadër të profesioneve tjera si përmbarimi, noteria, avokatia dhe administratoret e falimentimit, ligji i parë është prej 2011 kur kemi të licencuar edhe ndërmjetësuesit e parë që më pas kemi edhe gjeneratën e 2014 dhe 2018 .Pra krejt ligjërisht me ndihmën e një personi të tretë neutral profesionist që është ndërmjetësuesi lehtësohet komunikim i palëve dhe e orientohet biseda”, thotë Xhelili.
Ajo po ashtu tha se ky procese është shumë më i leverdishëm për palët pasi që shkon më shpejtë si procedurë. Ligji për ndërmjetësim ka pas plotësim ndryshim në 2018 kur edhe është institucionlalizu ndërmjetësimi. Në çdo gjykatë janë edhe zyret e ndërmjetësimi. Realisht kjo është një vlerë institucionale u shpreh ajo.