Kori “Siparantum” është kori që po shënon shumë suksese në gara të ndryshme botërore, e një garë prestigjioze tashmë ka hapë dyert për këtë kor.
Për këtë pjesëmarrje ka njoftuar Memli Kelmendi, dirigjenti i këtij kori, i cili ka njoftuar se kjo garë do të mbahet në Suedi.
”Kori ynë është më i përgatitur se kurrë për të marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme korale. Edhe një herë pas vitit 2019 Lojërat e Korit Evropian dhe Çmimi i Madh i Kombeve, shpesh të referuara si versioni kontinental i Lojërave Botërore të Korit – Lojërat Olimpike të Muzikës Korale , do të ndodhë në Suedinë e bukur”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook, në faqen ”Siparantum Choir”. /Katror.info
Përgatiti:
