katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    NATO: Ballkani Perëndimor mbetet lart në agjendën e Aleancës
    1 hour ago
    Rita Ora vjen në Ohër më 1 gusht 2026
    2 hours ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    AMC organizon tryezë të rrumbullakët mbi menaxhimin e IST-ve
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë
    1 hour ago
    Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak
    1 hour ago
    “Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull
    2 hours ago
    Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve
    2 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    21 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    1 day ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova arrin edhe një sukses në Evropë përmes “Traditës”
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kosova arrin edhe një sukses në Evropë përmes “Traditës”

Last updated: 06/05/2024 4:13 PM
316 Shikime
Shpërndaje
Foto: Health shots
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Kosova arrin edhe një sukses në Evropë përmes “Traditës”

Mund të mos keni dëgjuar, e ka mundësi që edhe nuk keni pirë verë të prodhuar nga kantina e verës “Tradita”, që gjendet në Malësi të Vogël në Rahovec.

E pikërisht “Tradita” është përzgjedhur nga ndërmarrja shtetërore suedeze që të jetë përfaqësuese e verës unike të prodhuar nga rrushi Dibrak në tërë Suedinë.

“Në këtë rast në mes të një kompeticioni dhe konkurrence në Suedi, në ndërmarrjen shtetërore në mes të verarive nga Kosova dhe Serbia jemi përzgjedhur, verërat tona janë përzgjedhur që të shiten më tutje dhe nga 1 qershori ne mundohemi që verërat e Kosovës të jenë prezentë në ndërmarrjen shtetërore të Suedisë.”

Mundesh me e lexu edhe...

Nga 170 në 300 euro, rritet subvencioni mujor për punësimin e të rinjve në Kosovë

Ky moment i përzgjedhjes nga Suedia në mes të 19 kompanive, 16 nga Serbia dhe tri nga Kosova e ka bërë krenar Mustafë Kastratin, i cili filloi të merrej me prodhimtarinë e verës në vitin 2015 bashkë me të atin e ndjerë. Sot, me ndihmën e familjarëve, ka ngritur një ndërmarrje e cila gërsheton traditën me metodat moderne duke prodhuar verë që vlerësohet lart, jo vetëm në Kosovë, por në tregun evropian.  

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ne tentojmë t’i shohim se si shijohen verërat tona nga konsumatorët e ndryshëm. Në një kompeticion në Gjermani është zgjedhur më e veçanta, mos te them më e mira, sepse shija varet nga shija e konsumatorit. Kjo na motivon dhe na jep shpresë që perspektiva në këtë sektor do të jetë e lartë, duke pasur parasysh se varietetet tona nuk janë të njohura dhe kërkon mund dhe përkushtim për promovimin e këtyre varieteteve…”

Në Kosovë arti i përpunimit të rrushit ngjan me ato të trevave tjera shqiptare dhe ballkanike me më shumë se dy mijë vjet lashtësi. Dëshminë e kultivimit të vreshtarisë e vërtetojnë të dhënat historike, toponimet e ndryshme dhe zbulimet arkeologjike që janë bërë në Komunën e Rahovecit.

Mustafë Kastrati, Tradita Winery | Foto: Katror Media

Andaj, për të mos i ikur trashëgimisë, “Tradita” ka emërtuar verërat e saj me emra të veçantë.

“Ndërmarrja jonë është e koncentruar në prodhimin e rrushit Dibrak, është një varietet i rrushit të vjetër Dibrak i kultivuar në kohët ilire, për atë arsye prandaj edhe e kemi emërtuar verën Ilirida e cila jep një shije të veçantë, që ta kujton rrushin e Rahovecit. Me këtë verë tentojmë që t’i japim konsumatorit një shije nga Rahoveci. E kemi edhe Vrancin si varietet, i njohur dhe i përhapur ne Kosovë dhe rajon, por brendi Vrançi te ne ështe i prezantuar si Vranine, nga një ishull ne Shkodër si Vraninë e kemi edhe një përzierje te verës ne baze te fshatit tone Malësia e vogël…”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Udhëtimi i “Traditës” nuk ka qenë i lehtë. Me një fillim modest në vitin 2015, ata e zhvendosën fokusin e tyre nga konsumi familjar i prodhimit të verës në atë të shitjes. Ka qenë një përpjekje për një dekadë, duke kombinuar njohuritë moderne me metodat tradicionale për të krijuar verëra unike.

“Ne në fillim jemi marrë me kultivim të perimeve, dhe që nga vitit 2015 kemi filluar të koncentrohemi në verë, fillimisht për konsum shtëpiak, duke e parë mandej përkushtimin e traditës së babait tim në kultivimin e rrushit, kemi kaluar në prodhimin e verës. Verërat tona nuk do të thotë që janë më të mirat, por janë të veçanta, ne ofrojmë një produkt që është unik, e përfaqëson regjionin e Rahovecit, Kosovën jashtë dhe shpresojmë që këtë kulturë ta zgjerojmë dhe do të mundohemi ta kombinojmë me turizëm dhe aktivitetet tjera shtesë,“ thotë Kastrati në një intervistë për Katror Media.

Përkushtimi i “Traditës” për cilësinë është i palëkundur, andaj edhe çdo gjë kontrollohet në detajin më të vogël.

Tradita Winery ne Malesi te Madhe | Foto: Katror Media

“Ne kryesisht tentojmë që të kontribuojmë modernen me traditën. Fokusohemi së pari në përzgjedhjen e rrushit, mandej ndarjen e kokrrave, procesi i përzierjes të jetë me dorë, mandej kontrollimi i temperaturave mundësojnë që verërat tona të jenë të veçanta, kemi kujdes në secilën fazë të prodhimit.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pavarësisht sfidave të shpërndarjes, ata kanë prioritet ruajtjen e integritetit të verërave të tyre. Përkushtimi ndaj përsosmërisë shtrihet përtej prodhimit.

“Nuk bëjmë shitje në supermarkete, sepse nuk ofrojnë kushte klimatike andaj kemi vendosur që verërat tona të bëhen me porosi online. Ne kemi treg të veçantë në Gjermani, për varietetin dibrak, verën Ilirida, që ka shije ku eksportojmë rreth 70 për qind të verave tona, por në tregun vendor nuk është një shitje ku me ditë sa e madhe.”

Ndërsa perspektiva e “Traditës” është e ndritshme, Mustafa mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për ruajtjen e trashëgimisë familjare dhe të Rahovecit, qytet i njohur jo vetëm për rrush, por edhe për verë cilësore. E Katror Media është bashkë sot dhe do të jetë bashkë edhe në të ardhmen me “Traditën”./Katror.info

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    KQZ certifikon rezultatin zgjedhor: Cilët janë hapat e radhës?
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    New York nderon Kosovën – Senati miraton rezolutë për 18-vjetorin e Pavarësisë
TAGGED:DibrakKosoveLajme te miraRahovecrrushsuksestopTophometraditaverarivere

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Këto 5 zakone mëngjesi ju japin energji gjithë ditën
Artikulli i ardhshëm Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Nis takimi trilateral Shqipëri–Kroaci–Kosovë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

10 Shikime
LajmeLajme të mira

“Arrethyësi” vjen në Prishtinë me balet madhështor në akull

10 Shikime
Lajme të mira

Aeroporti i Prishtinës i pari në rajon dhe i shtati në Evropë për rritjen e pasagjerëve

10 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?