katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Qeveria e Shqipërisë rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë
    4 hours ago
    152 ushtarë të FSK-së nisen drejt SHBA-së
    4 hours ago
    Greqia miraton planin prej 780 milionë eurosh për Egjeun dhe Jonin
    4 hours ago
    Gjermania me ndryshim për rregulloren për bashkimet familjare dhe shtetësinë 
    5 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Besimi i qytetarëve evropianë tek BE, shifër rekord prej 52%
    4 hours ago
    Miratohet marrëveshja për transportin ajror mes Kosovës dhe Arabisë Saudite
    9 hours ago
    Bekim Zogaj emërohet Menaxher i Gjyqtarëve Profesionistë në Zvicër
    12 hours ago
    Kosova gati të mirëpresë garat botërore të pingpongut, pjesëmarrës nga 45 shtete
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Igli Tare prezantohet si drejtori sportiv i ri i Milanit: Kam realizuar një ëndërr, kam ide të qarta
    12 hours ago
    Kitarat e preferuara të Elvis Presley dhe Bob Dylan shiten në ankand
    13 hours ago
    Ed Sheeran rrëfen se si Eminem i ndryshoi jetën
    14 hours ago
    Trust Music publikon EP-n e parë me producentët And & Marc – një projekt që nuk duhet humbur
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    AI Claude Opus 4s ka një reagim të pazakontë kur kërcënohet me mbyllje
    2 days ago
    Mos përdorni kurrë këto PIN-e – janë të parat që zbulohen!
    3 days ago
    Si ta përdorni inteligjencën artificiale për t’u përgatitur për të ardhmen?
    6 days ago
    Google ‘e kall’ rrjetin me Veo 3 – Video që duken reale, vetëm prej një teksti!
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    12 months ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    3 days ago
    Si ndikon kafeja e mëngjesit në shëndetin tuaj
    1 week ago
    Cila është e preferuara juaj, kafeja e ftohtë apo ajo e ngrohtë? E dini cila është më e shëndetshme?
    1 week ago
    A duhet ta lani orizin përpara gatimit – Mësoni të vërtetën
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 days ago
    Rritet kërkesa për themelimin e Ministrisë së Turizmit
    1 week ago
    Hello Safe: Shqipëria, destinacioni më i mirë për t’u vizituar më 2025
    2 weeks ago
    Këto janë 10 qytetet më diellore të Evropës
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova e gatishme për diskutim me Britaninë e Madhe mbi qendrat për migrantët ilegalë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Kosova e gatishme për diskutim me Britaninë e Madhe mbi qendrat për migrantët ilegalë

Last updated: 27/05/2025 5:37 PM
23 Shikime
Shpërndaje

Vetëm pak ditë pasi presidentja Vjosa Osmani deklaroi se Kosova është e hapur të diskutojë me Mbretërinë e Bashkuar për çështjen e mundësisë së ngritjes së qendrave për migrantët e paligjshëm, gatishmëri të ngjashme ka shprehur edhe Qeveria në detyrë e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, konfirmoi se Kosova është e përkushtuar ndaj partneritetit me Britaninë e Madhe dhe është e hapur për të filluar diskutimet. “Besojmë se është e drejtë të themi se mund të fillojmë diskutimet mbi këtë temë, por të gjitha institucionet tona shtetërore duhet të përfshihen dhe më pas vendimi do të varet nga rekomandimet e tyre. Shumë pyetje do të kenë nevojë për përgjigje paraprakisht”, deklaroi ai për gazetën KOHA.

Deklaratat vijnë në një kohë kur qeveria britanike po shqyrton mundësinë e ngritjes së qendrave të kthimit për migrantët që kanë hyrë ilegalisht në ishull dhe të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Sipas një raportimi të së përditshmes britanike The Times, Kosova është një nga nëntë shtetet që konsiderohen si destinacione të mundshme për ngritjen e këtyre qendrave.

Mundesh me e lexu edhe…

152 ushtarë të FSK-së nisen drejt SHBA-së

Përveç Kosovës, në listën e vendeve nga Ballkani përfshihen edhe Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina. Deri tani, nuk janë mbajtur bisedime zyrtare me ndonjërin nga shtetet e përmendura, por sipas burimeve qeveritare britanike, Londra synon të avancojë në këtë drejtim përpara një samiti me liderët e Ballkanit që pritet të mbahet në vjeshtë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kërkesa për të ngritur qendra për migrantët ilegalë jashtë territorit të Mbretërisë së Bashkuar është pjesë e një strategjie më të gjerë për të frenuar numrin në rritje të atyre që kalojnë kanalin e La Manshit në mënyrë të paligjshme.

Shpresa e parë e Londrës ishte Shqipëria, por kryeministri Edi Rama e ka refuzuar publikisht këtë ide. Tashmë, Britania është duke shqyrtuar alternativa të tjera, përfshirë Kosovën, e cila sipas The Times, konsiderohet si vend i mundshëm për shkak se ndodhet në një nga rrugët kryesore të përdorura nga migrantët për të hyrë në Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave britanike, gati 22 mijë persona kanë përdorur rrugën e Ballkanit Perëndimor për të hyrë në BE gjatë vitit të kaluar.

Përveç Britanisë, edhe disa vende të tjera evropiane si Italia, Danimarka, Gjermania, Holanda dhe Zvicra janë duke shqyrtuar mundësinë e ndërtimit të qendrave për migrantët jashtë kufijve të tyre. Kjo qasje po nxitet si përgjigje ndaj krizës së vazhdueshme migratore dhe debateve të brendshme politike rreth azilit dhe sigurisë kufitare. /Koha /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Qeveria e Shqipërisë rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    152 ushtarë të FSK-së nisen drejt SHBA-së
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Besimi i qytetarëve evropianë tek BE, shifër rekord prej 52%
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Greqia miraton planin prej 780 milionë eurosh për Egjeun dhe Jonin

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Transformimi i ekonomisë në Kosovë: Kosova përqafon teknologjinë mes sfidave industriale
Artikulli i ardhshëm Ronaldo ka mbyllur sezonin me golin e 936-të në karrierë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Qeveria e Shqipërisë rikthen në shërbimin aktiv ushtarakët në rezervë

16 Shikime
Lajme

152 ushtarë të FSK-së nisen drejt SHBA-së

11 Shikime
Lajme

Greqia miraton planin prej 780 milionë eurosh për Egjeun dhe Jonin

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Aplikacioni i AI për gjuhët është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Katror Media dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?