Kosova ka fituar të drejtën e organizimit të Olimpiadës së 14-të Matematike Evropiane për Vajza (EGMO) për vitin 2025. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka shkruar në Facebook se EGMO është gara më prestigjioze ndërkombëtare matematike për vajza që ka për qëllim t’i inkurajojë vajzat që të merren me matematikën dhe zbatimin e saj.
“Gara zhvillohet çdo vit në një vend të ndryshëm të Evropës dhe në të marrin pjesë rreth 60 shtete, duke i përfshirë edhe shtetet jo-evropiane që marrin pjesë si mysafirë. Fitimi i së drejtës së organizimit të EGMO 2025 është një arritje e jashtëzakonshme për Kosovën dhe një dëshmi e qartë se Kosova ka kapacitete profesionale e organizative për të qenë udhëheqëse e ngjarjeve më prestigjioze ndërkombëtare”- ka shkruar Kurti në Facebook.
A ka çmuar angazhimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës në promovimin dhe avancimin e matematikës në Kosovë, e cila sipas tij, u ka ofruar mundësi e mbështetje profesionale të rinjve tanë për t’i shfaqur talentet e tyre matematikore në organizimet ndërkombëtare si IMO e EGMO.“Organizimi i EGMO është edhe një mundësi e mirë për të promovuar vendin tonë si një vend me vlera evropiane ku vlerësohen dhe mbështeten të rinjtë e talentuar” – ka thënë ai.Kurti ka pohuar se Qeveria do të rrisë investimet dhe do të mbështesë talentet e matematikës./Katror.info