Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se në Kosovë për herë të parë do të ketë një program që mbështet sportistët e dalluar.
Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Çeku bëri të ditur se ky program do të quhet “Super Sportistët”.
“Kosova për herë të parë me program në mbështetje të sportistëve të dalluar përgjatë karrierës së tyre aktive. ‘Super Sportistët’ ka për qëllim mbështetjen e qëndrueshme të sportistëve të vendit, duke u përqëndruar tek sportistët me potencial të lartë për të arritur suksese në arenën ndërkombëtare sportive. Për ciklin Olimpik 2024-2028, buxheti i programit është 4 milionë euro,” ka shkruar Çeku në Facebook.