Qendra Kinematografike e Kosovës ka përmbyllur një javë të jashtëzakonshme në Festivalin e Animacionit në Annecy 2025, duke përfaqësuar me krenari vendin në Marché International du Film d’Animation (MIFA) – ngjarja më e madhe ndërkombëtare e industrisë së animacionit.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje prestigjioze nënvizon përkushtimin e institucioneve ndaj zhvillimit dhe mbështetjes së komunitetit të animacionit, i cili po njeh rritje të vazhdueshme dhe cilësi të lartë artistike.
Qendra Kinematografike e Kosovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për Ambasadën e Kosovës në Francë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për organizimin e një pritjeje zyrtare që mblodhi profesionistë të animacionit nga mbarë bota.
“Jemi krenarë që ishim pjesë e diçkaje kaq madhështore dhe mbetemi të përkushtuar në mbështetjen e komunitetit tonë të animacionit,” thuhet në reagimin e QKK-së.
Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Kosova po e forcon gjithnjë e më shumë pozitën e saj në hartën ndërkombëtare të animacionit./Katror.info