Kosova po përfiton 21 projektet të cilat vijnë nga programi Erasums Plus.
Ministrja Arbërie Nagavci u shpreh se falë këtij programi po mundësohet edhe modernizimi por edhe ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë, shkruan Kosova Press.
Sipas saj, aktualisht është nevoja është që të fokusohen në ngritje të kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë që sa më shumë t’i absorbojnë këto fonde.
“Jam shumë e lumtur që edhe arsimit profesional të cilin e kem një nga prioritetet tona e kemi me mundësi për përfitime nga fondet e BE-së. Këtë vit Kosova e shënon rritjen më të madhe të përfitimit nga programi Erasmus Plus”, tha Nagavci.
Për thirrjen e vitit 2022 për financim nga Komisioni Evropian, Kosova përfitoi gjithsej 21 projekte, prej tyre 11 janë për ngritjen e kapaciteteve të arsimit të lartë, 1 projekt Zhan Monen dhe 9 projekte në fushën e arsimit profesional.
Sukseset e Kosovës nga programet e BE, sidomos nga Erasmus Plus janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e arsimit të lartë, për përmirësimin e performancës dhe rezultateve në arsimin e lartë, ku përmes programit Erasmus plus ofrohen mundësi për ngritje të kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë dhe profesional, mobilitete të studentëve, stafit akademik.
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog u shpreh se programi Erasmus+ është një nga më të suksesshmit në historinë e BE-së, ndërsa shtoi se aktualisht BE-ja ka për kornizën e programit për vitin 2021-2027 ka ndarë 14.7 miliardë euro.
Szunyog theksoi se përmes këtij programi është mundësuar lëvizja e studentëve dhe stafit akademik të cilët janë kthyer në Kosovë me një perspektivë të freskët që kontribuon në zhvillim social dhe tregun e punës.
“Ka kontribuar konsiderueshëm në modernizimit e institucioneve të lartë dhe sistemit e arsimit të lartë në shtetet e BE-së dhe më gjerë, prandaj nuk është rastësi që këtë vit ka investuar gjithsej 14.7 miliardë euro në këtë kornizë të programeve për arsim e aftësim për rini dhe sport për periudhën nga viti 2021-2027. Fatmirësisht Kosova arriti t’i bashkangjitet programit Erasmus + në vitin 2015 dhe t’i marr ato mundësi që i ofron”, theksoi shefi i BE-së, Tomas Szunyog. /Katror.info