‘Ballkan Film Festival’ rikthehet në Casa del Cinema në Romë nga 29 nëntori deri më 4 dhjetor.
Përmes premierave të filmave, evenimenteve speciale, ndërhyrjeve të kineastëve dhe të ftuarve nga vendet e Ballkanit.
Në ditën e dytë të festivalit përballja e regjisores kosovare Kaltrina Krasniqi me filmin e saj “Vera andrron detin” (30 nëntor, ora 17.30) me regjisorin italian Francesco Costabile me “Një femër” do të mbyllet me një debat në të cilin do t’i jepet zë dy realiteteve të gruas që rezultojnë të jenë jo të largët nga njëri-tjetri dhe nxjerrin në pah një ngjashmëri italo-ballkanike mes problemeve universale të figurës femërore.
Vëmendje e veçantë u kushtohet këtë vit producentëve të rinj ballkanikë dhe italianë të cilëve u kushtohet dita e tretë e festivalit (1 dhjetor).
Festivali synon të forcojë zhvillimin e një rrjeti marrëdhëniesh midis kineastëve të rinj për të nxitur proceset e integrimit evropian dhe bashkëprodhimet.
Gjithashtu më 1 dhjetor, në orën 17:00, regjisorja kosovare Norika Sefa debuton në Balkan Film Festival me “Në kërkim të Venerës”, filmi i saj i parë me metrazh të gjatë i vlerësuar me çmim në Festivalin e Filmit në Roterdam, shkruan Shqip.com.
Më 2 dhjetor, festivali hapet në orën 15:00 me shfaqjen e filmit ‘Virgjëresha Shqiptare’ të Bujar Alimanit, që do të prezantohet nga Eduart Makri, drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë.
Festivali mbyllet më 4 dhjetor me ceremoninë e ndarjes së çmimeve.