Distria Krasniqi arriti të sigurojë finalen në Lojërat Olimpike Parisi 2024 duke fituar ndaj kampiones së botës 2024, Odette Giufrida.
Përmes fitores së sotme Kosova siguroi 4 medalje olimpike, ndërsa pritet të shihet nëse do ta fitojë medaljen e artë.
Në finalen e madhe, Distria Krasniqi, përballet me Diyora Keldiyorova të Uzbekistanit, me të cilën ka një humbje nga po aq përballje në karrierën e saj.
“A është koha për revansh? Shihemi pas orës 18:15”, ka shkruar Komiteti Olimpik i Kosovës. /Katror.info