Në ditën e pestë të Kampionatit, në përballje me Irlandën, sportistet vajza kanë shënuar fitore duke e mposhtur ekipin kundërshtar me rezultat 2:1.
Përmes një njoftimi në Facebook, Federata e Tenisit të Kosovës, ka njoftuar se lojtaret kosovare kanë pasur një paraqitje të shkëlqyer, në veqanti Adrijana Lekaj, e cila arriti të fitojë lojën në single, duke mposhtur kundërshtaren Sinead Lohan.
”Paraqitje të shkëlqyeshme pati lojtarja jonë Adrijana Lekaj e cila arriti të fitojë në lojën në single ku mposhti kundërshtaren Sinead Lohan, me rezultat: 6:1 5:7 6:3, dhe në çifte së bashku me Arlinda Rushiti, mposhtën dyshen Celine Simunyu / Carragh Courtney, me rezultat: 6:2 6:2”, thuhet në njoftim.
Me këtë fitore, duke u renditur në pozitën e katërt në grup, ekipi kosovar ka siguruar qëndrimin në Grupin II në Kampionatin Botëror “Billie Jean King Cup”. /Katror.info