Kosova sot do të zhvillojë ndeshje futbollistike kundër Armenisë.
Loja do të mbahet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit, nga ora 17:00. Në miqësoret e këtij muaji, Armenia është kundërshtari i parë për Kosovën.
Të dy ekipet kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e sotme (e premte) miqësore.
Kur ndeshja po afron, trajneri i Kosovës, Franco Foda dhe ai i Armenisë, Oleksandr Petrakov, kanë bërë zgjedhjen e 11-sheve titullare.
Foda në ndeshjen e tij debutuese ka zgjedhur të mos bëjë shumë befasi dhe t’i besojë ‘veteranëve’ të ekipit.
Te Kosova nga minuta e parë nuk mungojnë yjet si Edon Zhegrova, Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, ndërsa Amir Rrahmani është kursyer pas një shqetësimi.
Armenia: Buchnev; Hovhannisyan, Calisir, Haroyan, Arutiunian; Harutyunyan, Bichakchyan, Spertsyan; Briasco, Zelerayan, Margaryan;
Kosova: Muric; Vojvoda, Dellova, Aliti, Paqarada; Loshaj, Berisha; Zhegrova, Muslija, Rashica; Muriqi;/Katror.info