Kosova ka arritur një triumf historik në FIBA U18 Women’s EuroBasket, Divizioni C, duke fituar kampionatin që u zhvillua në Prishtinë nga 23 korriku deri më 28 korrik.
Ndërkaq, 4/4 është bilanci i Kosovës në FIBA U-18, në Kampionatin Evropian për Femra, Divizioni C.
Kosova i ka fituar të gjitha ndeshjet e zhvilluar në kuadër të kampionatit:
- Qipro vs Kosova ( ndeshje në grupe)-54:61
- Kosova vs Malta ( ndeshje në grupe)-54:37
- Kosova vs Shqipëria (gjysmëfinale)- 64:48
- Kosova vs Azerbajxhani (finale)-75:65
Finalja u përmbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për ekipin e vajzave të Kosovës, të cilat mposhtën Azerbajxhanin, me rezultat 75:65 (27:24, 13:9, 24:17, 11:15)./Katror.info