Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur publikimin e rezultateve për garën e balotazhit.
Rezultatet mund t’i shihni duke klikuar KËTU.
Rreth 30 për qind e qytetarëve me të drejtë vote në 18 komunat që ishin në balotazh, kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për votë nga procesimi i të dhënave prej 88.64 për qind të vendvotimeve në nivel vendi.
Në orën 19:00 ka nisur mbyllja e vendvotimeve në 18 komunat ku sot qytetarët votuan për të zgjedhur kryetarët e rinj.
Si rëndom, qendrat e votimit do të mbesin të hapura edhe pas orës 19:00 nëse në to ka ende votues që presin për të votuar. Procesi i votimit ka shkuar qetë dhe pa incidente.
Balotazhi u mbajt në 18 komuna të vendit, përfshirë: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.











