Boksierit shqiptar që po ngjitet me hapa të sigurt drejtë majave të suksesit, Kristian Prengës, i janë dashur pak minuta që ta shtrinte në ring kundërshtarin e tij.
Shqiptari me prejardhje nga Mirdita e përmbylli meçin ndaj kundërshtarit Christopher Arnold, në minutën e 2:27 në Qendrën Prudential në Newark.

Në këtë meç nuk mungoi valëvitja e flamurit kuq e zi dhe në sfod muzika e filmit “Skenderbeu” që e shoqëron Prengën në të gjitha paraqitjet e tij.
Ai mori mbështetjen e shumë shqiptarëve që e ndjekin atë këmba këmbës, në të gjitha ndeshjet që bën dhe e ndezin atmosferën.
Prenga, 32 vjeç, deri më tani ka fituar 11 meçe radhazi, derisa kishte vetëm një humbje me pikë ndaj Giovanni Auriemma në Holandë, të cilin e konteston edhe sot./Katror.info