Kompania e njohur LG, prezantoi projektorin CineBeam Qube.
Ky projektor ka një pamje minimaliste dhe ka një peshë të vogël, dhe është i vogël, që nuk zë shumë vend në shtëpi.
Madje ky model është më i shkurtë se modeli iPhone 15 Pro.
Projektori ka një numër të paspecifikuar portash HDMI eARC dhe USB-C dhe një altoparlant mono të integruar 3W.
LG thotë se me këtë projektor mund të transmetohet një imazh deri në 120 inç me rezolucion të plotë 4K.
Qube përdor sistemin operativ të LG, por i mungon diversiteti i ofruar nga Google TV ose Apple.
Nga pamja e jashtme, ky projektor është me dizajn klasik.
LG nuk ka dhënë detaje për çmimin, e as datën e nisjes së shitjes së Qube./Katror.info