Interi fitoi thellë 4 me 0 në fushën e Leçes, duke konfirmuar sërish ecurinë e mirë në Seria A.
Kristjan Asllani luajti këtë ndeshje si titullar duke qenë një nga më të mirët në fushë.
Mesfushori shqiptar ka dhënë edhe pasimin për golin e parë të shënuar nga Lautaro Martinez, në pjesën e parë të takimit.
Në të dytën zikaltrit shënuan edhe tre herë të tjera me Fratezin, Lautaro Martinez dhe De Vrij.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 66 pikëve duke ruajtur diferencën prej 9 pikësh nga Juventusi i vendit të dytë./Katror.info