Një burrë nga Kalifornia e ShBA-së, i cili e ktheu një libër në bibliotekë që u zbulua se ishte 96 vjet i vonuar, tha se beson që libri fillimisht ishte huazuar nga gjyshi i gruas së tij të ndjerë.
Jim Perry nga Napa tha se ai po kërkonte nëpër disa kuti librash që i përkisnin gruas së tij, Sandra Learned Perry, kur hasi në një kopje të “A History of the United States” të Benson Lossing nga Biblioteka Publike e Shën Helenës.
Perry tha se ai beson që libri u mor nga John McCormick, gjyshi i Sandra Learned Perry, i cili do të kishte qenë 55 vjeç kur vepra u huazua nga biblioteka më 1927.
Burri nga Napa tha se ishte jashtë qytetit për një martesë familjare, por ndodhi që po shikonte lajmet e KPIX-TV kur Drejtoresha e Bibliotekës, Christina Kreiden, u intervistua në lidhje me librin e vonuar prej kohësh të kthyer nga një “burrë mister”.
Raporti bëri që Perry të vinte në kontakt me bibliotekën dhe të ofronte detaje të historisë./Katror.info