katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Tirana mirëpret nesër diplomacinë e Evropës Juglindore
    7 hours ago
    Mot i nxehtë edhe të dielën
    8 hours ago
    SHBA falënderon qeverinë edhe popullin e Kosovës për partneritet
    8 hours ago
    Dështon përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit
    4 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BE rrit mbështetjen për hekurudhat shqiptare
    7 hours ago
    17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës
    2 hours ago
    Rame Lahaj fton Marigona Qerkezin në RLIOF e sivjetmë
    7 hours ago
    Rritet bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fushën e letrave
    8 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Si Lil Wayne u bë Kobe Bryant-i i repit
    2 hours ago
    David dhe Victoria Beckham, zyrtarisht ‘Sir’ dhe ‘Lady’
    7 hours ago
    A do të ketë sezon të katërt të Squid Game?
    8 hours ago
    Super-trio britanik në Wembley: Dua Lipa bashkon forcat me dy emra të njohur
    8 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
    2 days ago
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    4 days ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    6 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?
    2 days ago
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    3 days ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    4 days ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    2 weeks ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    2 weeks ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ku janë dhe ç’bëjnë mërgimtarët e moçëm në Zvicër?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Ku janë dhe ç’bëjnë mërgimtarët e moçëm në Zvicër?

Last updated: 02/07/2024 8:10 AM
61 Shikime
Shpërndaje

Me cilat shqetësime ballafaqohen “seniorët” tanë në Zvicër? Cilat janë rrëfimet që ata ua përcjellin brezave në vijim? Albinfo.ch ka portretizuar disa prej tyre

Janë mbushur rreth 60 vjet që nga fillimi i migrimit të shqiptarëve në Zvicër. Shqiptarë në tokën helvetike kishte edhe më parë, por ishin më shumë raste të izoluara dhe nuk mund të bëhej fjalë për një komunitet të tyre këtu.

Në fillim të viteve `60 të shekullit të kaluar një marrëveshje në mes të shtetit të atëhershëm jugosllav dhe Zvicrës mundësonte një migrim më masiv, të organizuar të fuqisë punëtore në Zvicër. Për faktin e thjeshtë se të interesuar për migrim ishin më të varfrit e këtij shteti, njerëzit e papunë, mund të merret me mend se një pjesë e mirë e migrantëve të rinj të atëhershëm ishin shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia. Kontingjentet e atyre që shkonin në Zvicër përmes “Entit të punës” rriteshin me kalimin e kohës dhe gjithnjë më shumë shqiptarë gjenin vende pune në tokën (e re) “të premtuar”. Sigurisht, kishte edhe të tjerë që provonin fatin të vinin këtu pavarësisht nga “enti” dhe ia dilnin të punësoheshin në Zvicrën që kishte nevojë urgjente për krahë pune.

Mundesh me e lexu edhe…

Si Lil Wayne u bë Kobe Bryant-i i repit

Gastarbajterët e parë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kronikat e atëhershme në televizionet zvicerane tregojnë imazhe që, nga perspektiva e sotme, të përshkuara edhe nga pluhuri i kohës duken disi ekzotike dhe pothuaj ireale: Nga trenat e mbushur përplot zbresin , kryesisht në Buchs (SG) burra të rinj dhe të moshës së mesme, me prerjen tipike për atë kohë, të flokëve dhe me “koferët” e pashmangshëm ku kishin gjësendet e domosdoshme. Para se të hynin me të vërtetë në Zvicër, siç tregojnë kronikat në fjalë, ata i nënshtroheshin kontrollimit  shëndetësor për të zbuluar nëse vuanin nga ndonjë sëmundje. Për të sëmurët, sigurisht, nuk kishte vend në parajsën e punës, prandaj i ktheni  mbrapsht, me detyrim.

Ata që kishin më tepër fat, pra, shumica, pasi kalonin “rampën” , bëheshin tashmë “shënjestër legjitime gjahu” për punëdhënësit zviceranë, të interesuar për krahë pune. Këtu ndahej në dysh jeta për këta të rinj të ardhur nga vise të varfra dhe pasive të ish shtetit jugosllav: fillonte një etapë e re, ndryshe, me punë të lodhshme, jetë modeste, me shumë privime,  me mall për familjen por edhe me një shpresë reale për të krijuar mirëqenie për familjarët e mbetur në atdhe. Janë shndërruar tashmë në anekdota ato që rrëfejnë shumë nga këta mërgimtarë, tashmë pleq, të brezave të parë, se ata kishin ardhur vetëm sa për të blerë një traktor ose një veturë dhe për t’u kthyer shpejt në vendlindje. Këto plane modeste afatshkurtra  për shumicën dërmuese do të shndërroheshin në një realitet të përjetshëm.

Të përndjekurit e 81-ës

Fillimi i viteve `80 ishte koha kur një valë e re e shqiptarëve nga ish Jugosllavia erdhën në Zvicër, si rezultat i përndjekjeve politike, kryesisht pas demonstratave të përgjakshme të vitit 1981. Ndryshe nga gastarbajterët e valës së parë, që ishin me nivel të ulët shkollimi, këta vinin kryesisht nga auditorët e fakulteteve, duke qenë se shumica e të përndjekurve  politikë ishin studentë ose intelektualë të rinj. Si rezultat, ata vazhduan aktivitetin politik edhe në Zvicër, duke u bërë urë lidhëse në mes të militantëve të organizuar në vendlindje dhe aktivistëve të cilët në kushte të reja, në mërgim vazhdonin militantizmin për kauzën kombëtare. Kjo kategori ka vendosur themelet e organizmave që më vonë, nga fundi i viteve `90, rezistencën në Kosovë e shndërruan në kryengritje të armatosur.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Jetesës kolektive si “beqarë” në Zvicër, në kushte barakash të brezit të parë të mërgimtarëve pas një kohe do t`ia zinte vendin sjellja këtu e familjeve dhe kështu, lindja e sfidave dhe problemeve shtesë. Nëse më parë kishin “vetëm” problemin e mallit për familjet tani, diku nga fundi i viteve `80 dhe fillimi i atyre `90 atyre u shtohet edhe problemi i zgjerimit të hapësirës së banimit, problemi i shkollimit të fëmijëve të sjellë shpesh në një moshë delikate në rrethin e ri, të huaj dhe të gjitha telashet që shoqërojnë integrimin në një ambient që ndryshon shumë nga ai i vendlindjes.

Krahë pune apo njerëz

Në një fazë të tillë gjen shprehjen e plotë ajo thënia e famshme e shkrimtarit të madh zviceran Max Frisch:  “Ne kërkuam krahë pune, ata na erdhën njerëz”. Statusi “i padukshëm” që gëzonin deri në këtë kohë shqiptarët, në anonimatin e “gastarbajterëve nga Jugosllavia”, që jetonin në një cikël të mbyllur punë – shtëpi – punë, tani u ndërlikua disi, me sjelljen e grave dhe fëmijëve. Tani lindi edhe nevoja e integrimit në shoqërinë e re dhe me të, edhe probleme shtesë, të pamenduara më parë. Kështu, vitet `90 ishin koha kur mangësitë në sferën e integrimit nxorën krye , duke bërë shpesh që komuniteti shqiptar të paragjykohej dhe stigmatizohej nga një pjesë e opinionit dhe politikës së djathtë zvicerane.

Klishetë dhe stereotipat mbi shqiptarët “e paintegrueshëm” kanë vazhduar, ndonëse me ritme më të ulëta, edhe më vonë. Tërësisht nuk janë çrrënjosur ato as sot, kur brezi i dytë dhe i tretë i shqiptarëve është i përfaqësuar me dinjitet në çdo fushë të jetës në Zvicër dhe kur nuk ka institucion në të gjitha nivelet ku nuk has emra shqiptarësh.  Pa harruar këtu edhe famën e futbollistëve me rrënjë shqiptare të cilët prej rreth njëzet vitesh janë më meritorët për suksesin e kombëtares zvicerane të futbollit. Emrat si: Rama, Behrami, Xhemaili dhe sidomos Xhaka dhe Shaqiri janë sinonime për sukseset më të mëdha në historinë e deritashme të “Nati”-t zviceran.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Brezi “as këtu, as atje”

Por, t`i kthehemi brezit të “gastarbajterëve” që për nga mosha i bie të jenë etërit ose dhe gjyshërit e brezit të sportistëve të famshëm, të përmendur më lartë. Ata, nëse vazhdojnë të jetojnë, bëjnë jetën e pensionistëve tipikë që, rreth gjysmën e kohës, kryesisht verën, e kalojnë në atdhe e gjysmën tjetër, këtu, në Zvicër. Jetë në mes dy vendeve ose në të dytë dhe në asnjërin tërësisht, siç e thonë ata, në çaste mërzie. Vendlindja i tërheq në ndjekje të imazhit të fëmijërisë dhe rinisë së kaluar atje por në të njëjtën kohë “i refuzon” për faktin se nuk u ka mbetur më rreth shoqëror. Zvicra i tërheq me nipërit dhe mbesat, me brezin e tretë, ndonjëherë edhe të katërt, që këtu kanë tashmë atdheun e tyre të mirëfilltë por gjithashtu i refuzon për faktin se kurrë nuk kanë arritur të bëhen pjesë e natyrshme e saj.

Me këto shqetësime dhe ndeshtrasha ballafaqohen shumica e “seniorëve” tanë në Zvicër./albinfo.ch

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Nga një aksion i Microsoft në moshën 16-vjeçare te menaxhimi i milionave – Rrëfimi i Endrit Çelës
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Dhuro gjak- shpëto jetë në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Super edicioni i Prishtina Open vjen për vitin e 3-të me radhë
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
TAGGED:mergimtaretpeopleZvicer

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Një mirëseardhje e rehatshme për nënat dhe foshnjat në QKUK
Artikulli i ardhshëm Foto: Variety 5 fakte për “Peaches” të Justin Bieber

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Si Lil Wayne u bë Kobe Bryant-i i repit

13 Shikime
People

David dhe Victoria Beckham, zyrtarisht ‘Sir’ dhe ‘Lady’

12 Shikime
People

A do të ketë sezon të katërt të Squid Game?

9 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?