Ka 28,420 njerëz në botë, pasuria e të cilëve tejkalon 100 milionë dollarë. Shumica e këtyre njerëzve ultra të pasur kalojnë kohë në destinacione të ndryshme në modë në mbarë botën.
Shumë nga këto vende ndodhen në SHBA, por për sa i përket Evropës, një vend është jashtëzakonisht dominues këtu.
Gjegjësisht, tre destinacionet me të preferuara ku qëndrojnë ultra të pasurit gjatë sezonit turistik janë: Miami (800), Hamptons (700) dhe West Palm Beach (400).
Parisi, që ndoshta është befasi, është vetëm në vendin e katërt, me 300 prej tyre, ndërsa vendin e pestë e zuri Santa Barbara (200), dhe vendin e gjashtë San Diego (200). Cote d’Azur, ose Nice, është në vendin e shtatë (200), ndërsa Kana është në vendin e 15-të (150).
Në vendet e fundit janë qyteti Antibes në Francë (150), dhe Jackson Hole në SHBA (150)./Katror.info