Geoffrey Hinton, i njohur si “kumbari i inteligjencës artificiale”, ka folur për rreziqet që kërcënojnë zhvillimin e paparashikuar të kësaj teknologjie.
Hinton fitoi çmimin prestigjioz Turing për përparimet në AI dhe tha për “60 Minutes” se ai beson se inteligjenca artificiale një ditë mund të ketë fuqinë për të mposhtur dhe manipuluar njerëzit.
“Unë mendoj se ne po shkojmë drejt kohërave ku, për herë të parë, mund të shohim diçka që është më inteligjente se ne,” vuri në dukje Hinton, shkruan Katror.info.
Gjithçka që i mungon inteligjencës artificiale tani, shtoi ai, është vetëdija se mund të manipulojë njerëzit.
“Ajo do të jenë në gjendje të manipulojnë njerëzit, do të jetë shumë e aftë për t’i bindur për diçka, sepse do të nxjerrë njohuri nga të gjithë librat e shkruar ndonjëherë”, tha ai.
Hinton krahasoi mënyrën se si funksionon AI me rrjetin nervor të trurit të njeriut. Sistemet e AI janë tashmë më të mira në të mësuar se sa njerëzit, pavarësisht se chatbot-et më të mëdhenj kanë triliona tema në rrjetin e tyre krahasuar me 100 trilionë në trurin e njeriut, pretendon Hinton. /Katror.info