Gjyqtari Mateu Lahoz nuk do ta ndajë drejtësinë në katër ndeshjet e mbetura të Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Të hënën është raportuar se Lahoz është dërguar në shtëpi pas referimit të dobët që e pati në ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës e Holandës.

Lahoz është kritikuar nga të dyja ekipet pas ndeshjes, përfshirë këtu edhe yllin e Argjentinës, Lionel Messin.
Argjentina e eliminoi Holandën pas penalltive, ndërsa Lahoz vendosi një rekord në Kupën e Botës në atë ndeshje, duke ndarë hiç më pak se 16 kartonë të verdhë.
Ai gjithashtu, e ndau edhe një karton të kuq. Referimi i tij i dobët, ka bërë që spanjolli Lahoz të mos jetë më pjesë e turneut të Katarit./Katror.info