Elon Musk tha se është “i hapur ndaj idesë” për ta blerë platformën botuese Substack pasi një përdorues i Twitter tha se kjo do t’i jepte atij kontroll mbi “shtresën narrative” të internetit.
Musk po i përgjigjej një teme të nisur nga komentatori konservator Dave Rubin, i cili pretendonte se “manipulimi i YouTube dhe Google për qëllime politike është shumë më i keq se ai i Twitter”.
Një përdorues më pas vazhdoi temën dhe sugjeroi që Musk të provonte të blinte Substack, platformën që tani përdoret nga shumë gazetarë.
“Do të kishit shtresën e informacionit me Twitter dhe shtresën narrative. Mediat e korporatave më pas do të specializoheshin në raportimin e rrjedhjeve të qeverisë, nga ‘njerëzit e njohur me këtë çështje’.”
Musk u përgjigj duke thënë: “Unë jam i hapur ndaj idesë”./Katror.info