Edhe sot, në kuadër të Botërorit “Katari 2022”, në program janë katër ndeshje.
Dita nis me ndeshjes në mes Kamerunit dhe Serbisë, e cila fillon nga ora 11:00.
Të dyja palët e nisën Botërorin me humbje, prandaj sot synojnë t’i marrin pikët e para dhe të shpresojnë për ta kaluar fazën e grupeve.
Ndeshja e dytë do të jetë ajo në mes Koresë së Jugut dhe Ganës dhe fillon në orën 14:00.
Është vështirë të parashikohet fituesi, por është e qartë se do të ketë rivalitet dhe angazhim maksimal nga të dyja palët.
Në Grupin H, gjërat janë të hapura, pasi është vetëm Portugalia që ka tri pikë, pasi ka mposhtur Ganën, ndërsa Koreja e Jugut e Uruguai ndanë pikët, shkruan Portali Shqip.
Ndeshja më interesante sot do të jetë ajo në mes Brazilit dhe Zvicrës së Shaqirit e Xhakës që do të nisë nga ora 17:00.
Brazili është favorit në letër përballë Zvicrës, që të dyja kanë nga tri pikë.
Kombëtarja braziliane gjendet në pozitën e parë për shkak të golaverazhit, ku i shënoi dy herë Serbisë, ndërsa Zvicra fitoi me rezultat minimal ndaj Kamerunit.
Ndeshja e fundit do të jetë në mes Portugalisë dhe Urugait që nis nga ora 20:00.
Portugalia e Ronaldos do të tentojë ta sigurojë kualifikimin tutje qysh në xhiron e dytë./Katror.info