Edicioni i 23-të i festivalit më të madh të muzikës “Kënga Magjike 2022” ka filluar.
Tashmë janë zgjedhur këngët garuese të këtij festivali.
Më 22 dhe 24 nëntor do mbahen netët gjysmë-finale të festivalit “Kënga Magjike 2022”, ndërsa finalja më 26 nëntor.
Atmosferë, emocion, energji dhe këngë të bukura do të sjell edhe këtë vit “Kënga Magjike”.
Vitin e kaluar çmimin kryesor të festivalit e rrëmbeu kënga ”Thikat e mia” nga Alban Ramosaj.