Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se do të vazhdojë mandatin e tretë në bashkëpunim me “Guxo” dhe “Alternativa”.
Në një deklaratë për mediat, Kurti ka falënderuar institucionet për mbarëvajtjen e procesit dhe ka theksuar se rezultati konfirmon mbështetjen për qeverisjen e tij.
“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit. Jemi të parët, dhe ky është një konfirmim për një qeverisje të mirë dhe demokratike. Koalicioni ynë do të formojë qeverinë e re dhe do të vazhdojë punët e nisura. Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje,” ka deklaruar ai.
Kurti ka shtuar se subjekti i tij politik është fituesi i qartë dhe se partitë e tjera, edhe nëse bashkohen, nuk mund të arrijnë rezultatin e Vetëvendosjes./Katror.info