Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti sapo ka dalë nga zyra e Presidencës së Kosovës. Kurti ka zhvilluar takim me presidenten Vjosa Osmanin gjer në ora 11:15, mëngjesin e së martës.
Kjo një ditë para se të finalizohet afati kushtetuese për të dërguar mandatar të ri ose jo, për çka në takimin e fundit Kurti i ka kërkuar Osmanit që të presë në mos do të dërgojë mandatar të ri, njofton Nacionale.
Nuk dihet nëse Kurti ka njoftuar Osmanin për mandatar të ri, ose jo, që do të nënkuptonte konstatimin e presidentjes Osmani se s’ka shumicë në asnjërën anë për qeveri të re, dhe që për rrjedhojë, do të duhej të shpërbëhej Kuvendi dhe shpalleshin zgjedhje të reja.
Mbrëmë u raportua në media se Vetëvendosje mund të jetë duke u përgatitur për të nominuar mandatar të ri në Këshill të Përgithshëm të partisë.
Por, një gjë e tillë s’është konfirmuar nga Vetëvendosje. Për më tepër, Enver Dugolli nga Vetëvendosjes, mohoi se do të ketë emër të ri për mandatar.
“Jo, nuk kemi ndonjë emër ose opsion tjetër për mandatar. Ne e kemi pasur Kurtin dhe nuk kemi thirrur ndonjë mbledhje të Këshillit të përgjithshëm, prandaj nuk do të ketë emër tjetër për mandatar”, u shpreh ai në TeVe1./Katror.info











