Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet më 21 nëntor në Tiranë. Samiti, që pritet të mbledhë liderët e rajonit dhe përfaqësues të BE-së, do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti do të marrë pjesë sonte edhe në Darkën e Liderëve, organizuar në kuadër të aktiviteteve të samitit. Pritet që diskutimet të fokusohen në Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, integrimin ekonomik dhe projektet e përbashkëta zhvillimore./Katror.info











