Gjyqtari polak Szymon Marciniak do ta ndaj drejtësinë në finalen e kampionatit botëror në Katar.
41 vjeçari ka referuar në dy ndeshje të kampionatit botëror sivjet. Ai ishte gjyqtar kryesor në sfidat Francë – Danimarkë dhe Argjentinë – Australi.
Ndryshe Marciniak me referim ka filluar në vitin 2009 ndërsa është licencuar nga UEFA në vitin 2011 duke debutuar më pas në garat e Ligës së Evropës.
Teksa për herë të parë referoi në kampionatin evropian në vitin 2016 në ndeshjen ne mes të Spanjës dhe Republikës Çeke.
Marciniak ishte gjithashtu refer edhe në kampionatin botëror të vitit 2018.