Arben Hajrullahu është zgjedhur rektor i Universitetit të Prishtinës. Hajrullahu është profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik të UP’së.
Ai mori 6 vota, të majftueshme për ta marrë këtë pozitë, ndërkaq kandidati tjetër Isak Shabani 3.
Në garë ishin edhe Eda Vula dhe Lidvana Pallaska Spahiu, por nuk morën asnjë votë.
Rektor i UP’së deri më tani ka qenë Qerim Qerimi.
Por kush është Arben Hajrullahu?
Arben Hajrullahu, që u zgjodh rektori i ri i Universitetit të Prishtinës në gusht të vitit 2024,dhe do të shërbejë në këtë rol deri në vitin 2028, është profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës dhe ka një histori të gjatë akademike dhe kërkimore në fushat e shkencave politike dhe studimeve për Ballkanin Perëndimor.
Hajrullahu ka studiuar në universitete të ndryshme, përfshirë Universitetin e Prishtinës, Universitetin e Grazit, Universitetin e Vjenës dhe Universitetin e Huddersfieldit. Ai ka publikuar gjerësisht mbi çështjet e integrimit evropian dhe ndërtimit të paqes në Ballkanin Perëndimor dhe ka fituar çmime për punimet e tij shkencore. Përveç karrierës akademike, ai ka qenë i përfshirë edhe në organizata ndërkombëtare si bashkëpunëtor shkencor dhe studiues./Katror.info