Margot Robbie prej ditësh është bërë kryefjalë për shkak të rolit të saj në hitin Barbie. Ajo gëzoi publikun dhe kritikët, dhe tashmë përmenden Oscars për të dhe Ryan Gosling. Shumë adhurues janë të interesuar gjithashtu se si duket Keni i saj në jetën reale, dhe është interesante se edhe ai ka punuar në filmin e njohur.
Bashkëprodhimin e këtij projekti të suksesshëm e ka firmosur edhe bashkëshorti i aktores, Tom Ackerley. Ky producent filmash ka pasur eksperiencat e para para kamerave në filmat e Harry Potter. Ai ishte pjesë e kastit dhe portretizoi studentin Slytherin, shkruan Katror.info.
Megjithatë, ambiciet e tij e çuan atë pas kamerës, kështu që Ackerley vendosi të hynte në prodhim. Me kalimin e viteve ai kaloi edhe në regji dhe në vitin 2014 hapi kompaninë e tij të produksionit, e cila shënoi suksese me filmat, Tonya, Birds of Prey dhe A Promising Young Woman.
Çifti i famshëm ranë në dashuri në xhirimet e “Suite Française”, dhe u martuan në vitin 2013 në një ceremoni sekrete. Para lidhjes ata ishin miq dhe shokë dhome. Ata nuk kanë dëshirë të ekspozohen në media, por disa herë paparacët i kanë filmuar në një shëtitje së bashku, gjatë së cilës kanë shkëmbyer puthje.
Kujtojmë, filmi Barbie me regji të Greta Gerwig në më pak se tre javë arriti fitimin rekord prej 1.03 miliardë dollarësh. Kështu ajo u bë regjisorja e vetme që drejtoi në mënyrë të pavarur një film që tejkaloi shifrën prej 1 miliard dollarë. /Katror.info