Ndër fituesit e mundshëm edhe Carlo Ancelotti dhe trajneri i Romës, José Mourinho, fitues i Conference League.
Janë Carlo Ancelotti, kampioni në fuqi i Europës dhe José Mourinho, fitues i Conference League. Aty është edhe Luciano Spalletti, trajner i Napolit dhe Pep Guardiola i Manchester Cityt.
Të gjithë këta janë disa nga kandidatët e IFFHS (Federata Ndërkombëtare e Historianëve dhe Statisticienëve të Futbollit), organi i FIFA-s që merret me statistika dhe rekorde, për çmimin e trajnerit të vitit, që në 2021 iu dha Jurgen Klopp.
Ajo që ngjall habi është më tepër mungesa e Stefano Piolit, pavarësisht fitores së titullit kampion me Milanin. Fakti është se lista e plotë është hartuar dhe komunikuar. Këtu janë:
Carlo Ancelotti, Jürgen Klopp, Pep Guardiola, Unai Emery, Julian Nagelsmann, Oliver Glasner, Jose Mourinho, Luciano Spalletti, Dorival Júnior, Luiz Felipe Scolari, Abel Ferreira, Hugo Ibarra, Walid Riverraguzeri, Walid Rigramet.
E logjikshme të mendohet se fituesi mund të jetë trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, por surprizat mund të jenë ende afër. Mbetet vetëm të presim përgjigjen. /Katror.info